Flash

Pacolli publikon letrën që i ka dërguar Karakaçit: Na lejoni të përfundojmë aeroportin e Vlorës

Lapsi.al 14 September 2026

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli ka publikuar në rrjetet sociale një letër që ia ka dërguar ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi për çështjen e Aeroportit të Vlorës. Pacolli thekson se pse kompania MABCO nuk po lejohet të përfundojë investimin.

“Në muajin mars, kompania jonë ishte e gatshme të hynte në fazën e certifikimit dhe të avanconte drejt përfundimit të projektit. Megjithatë, punimet u bllokuan në rrethana që ne i konsiderojmë të paligjshme dhe me përfshirjen e strukturave të Policisë së Shtetit. Në një moment të tillë, kur prisnim që institucioni përgjegjës të mbronte ligjshmërinë, kontratën dhe interesin publik, nuk pati ndërhyrjen institucionale që situata kërkonte” – shkruan ndër të tjera Pacolli.

LETRA E PLOTË

I nderuar Zoti Ministër Enea Karakaçi,

Ju drejtohem publikisht dhe institucionalisht me një apel në emër të korrektësisë, ligjshmërisë dhe, mbi të gjitha, interesit të qytetarëve shqiptarë: Na lejoni ta përfundojmë projektin e Aeroportit të Vlorës.

Zoti Ministër,

Prej më shumë se nëntë muajsh ju kemi drejtuar shkresa dhe kërkesa të përsëritura për një takim me ju. Kemi ardhur personalisht dhe kemi pritur për ditë me radhë me shpresën se do të na jepej mundësia t’ju paraqisnim drejtpërdrejt problemet, pengesat dhe padrejtësitë që, sipas vlerësimit tonë, po i shkaktohen projektit nga veprimet dhe mosveprimet e institucionit që ju drejtoni.

Bëhet fjalë për një projekt koncesionar të lidhur me kompaninë tonë përmes një kontrate të nënshkruar me institucionet e shtetit shqiptar dhe për një investim me vlerë prej qindra milionë eurosh.

Në muajin mars, kompania jonë ishte e gatshme të hynte në fazën e certifikimit dhe të avanconte drejt përfundimit të projektit. Megjithatë, punimet u bllokuan në rrethana që ne i konsiderojmë të paligjshme dhe me përfshirjen e strukturave të Policisë së Shtetit. Në një moment të tillë, kur prisnim që institucioni përgjegjës të mbronte ligjshmërinë, kontratën dhe interesin publik, nuk pati ndërhyrjen institucionale që situata kërkonte.

Kompania jonë ka detyrimin ligjor dhe moral të mbrojë investimin e saj, kontratën dhe të drejtat që burojnë prej saj. Por qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë shtetin shqiptar dhe aq më pak qytetarët shqiptarë.

MABCO kërkon zgjidhje, jo konflikt, jo arbitrazh por nëse nuk na leni rrugë tjetër, atëherë nuk është përgjegjësia  e jonë.

Mabco kërkon vetëm ligjshmëri dhe legalitet. Mabco nuk kërkon  privilegj.

Mabco kërkon vetëm që t’i lejohet të përmbushë detyrimet e saj dhe ta çojë deri në fund projektin e Aeroportit të Vlorës, por në mënyrë legale.

Prandaj ju bëjmë edhe një herë thirrje që të ndërhyni institucionalisht, të garantoni respektimin e ligjit dhe të kontratës dhe të krijoni kushtet që ky projekt të përfundojë.

Aeroporti i Vlorës ka potencialin të bëhet një margaritar i infrastrukturës shqiptare, një projekt strategjik për turizmin, ekonominë dhe zhvillimin e vendit, si edhe një shembull suksesi i bashkëpunimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe një kompanie me eksperiencë ndërkombëtare.

Historia e kompanisë sonë flet vetë: projektet që kemi ndërmarrë janë të shumta dhe janë realizuar dhe përfunduar me sukses shembullor.

Ne dëshirojmë që edhe Aeroporti i Vlorës të jetë një histori suksesi për Shqipërinë dhe për ne të gjithë.

Zoti Ministër, koha për veprim është tani, ju lutem!

Andaj, ju bëjmë thirrje që, në emër të ligjit, përgjegjësisë institucionale dhe interesit të qytetarëve shqiptarë, të na jepni mundësinë ta përfundojmë këtë projekt.

Me respekt,

MABCO

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI