Flash

Dhuna që polli fantazi dhe Ramën që e vranë me simbole

Shkopat e gomës që u ekspertimentuan për të mpakur protestën prodhuan efektin e kundërt. Ajo jo vetëm u rrit në numra por po e shndërron dhe kryeministrin në targetin e vetëm të saj

Andi Bushati 5 July 2026

Protesta e kësaj të shtune prodhoi një fenomen të çuditshëm: në vend që të ngjallte frikë, shkopi i gomës nxiti fantazinë. Gjatë javës së fundit, Edi Rama urdhëroi policinë e tij politike, që të testonte arsenalin e dhunës, në një përpjekje të dëshpëruar për të mpakur marshuesit e revolucionit të flamingove. Disa u prangosën pa shkak, të tjerë u dhunuan ditën për diell, pasi ishin çmobilizuar dhe neutralizuar nga forcat e rendit, ndërsa këto të fundit përdorën spray, e gaz lotsjellës dhe makina goditjeje me ujë.

Qëllimi i gjithë kësaj strategjie ishte i qartë. Pasi pati tentuar ti etiketonte si agjentë të shteteve të huaja, për të frenuar fluksin gjithnjë e më të madh të qytetarëve që i bashkoheshin, pasi filloi ti shantazhonte me emër personal për ti dekurajuar, pasi sajoi divergjenca mes drejtuesve të protestës dhe u mundua ti përçante, Edi Rama dështoi me turp nga njëra tentativë te tjetra. Basti i fundit që vuri ishte ai i frikësimit. Duke provokuar dhunë, duke mos u druajtur nga shfaqja e rrahjeve barbare live në TV, ai synonte të arrinte dy qëllime. Fillimisht ti intimidonte ata më aktivet (me shpresën se mos trembeshin nga të pasurit e të njëjtit fat) dhe pastaj të largonte prej tyre të tjerët, që ishin për një protestë paqësore: ato nëna që dalin në bulevard me karroca fëmijësh dhe atë prindër që e nxjerrin familjen e tyre në shesh për të bërtitur: “ju erdhi fundi”.  

Por, përshkallzimi drejt dhunës, në vend të frikës prodhoi më shumë numra dhe më tepër kreativitet. Dita e 35 e protestës ishte një festë simbolikash dhe metaforash. Të digjje në shesh monumentin butaforik të diktatorit, të demostroje poshtë zyrës së tij me arkivolin e kufomës së tij politike, ti tregoje poshtë dritares kostumin e burgut të ardhshëm, ishte një mënyrë elegante për të thënë se askush nuk mund të trembet më nga një kufomë. 

Më tej, magjia krijuese e atyre njerëzve, që dashurojnë më shumë lirinë sesa i tuten kërcënimit, shpërtheu kur pjesë e lojës së tyre me simbole u bë dhe datëlindja e Edi Ramës, në këtë 4 korrik. Një tortë e madhe kartoni me mbishkrimin: “Shumë burg për ty”, e shoqëruar me fikjen e qirinjve dhe ritmin e një Happy Birthday të rimuar me fjalën burg, tregonin se frika tashmë duhej të ndryshonte anë.

Kjo protestë mbarëkombëtare, përpos masivitetit të jashtëzakonshëm, që dëshmoi se dhuna është tashmë një armë e paefektshme në duart e një regjimi në ikje, na dha edhe dy mësime të mëdha. I pari se shkopi i gomës në vend që të kërrusi shtyllën kurrizore të këtyre të rijve, vë në punë kokën e tyre. Simbolika fantastike e përdorur kundër atij që donte ti trembte me hijen e policëve të vet bashibozukë, bëri për vete edhe më shumë qytetarë sesa regjimi kishte parashikuar të ndante nga turma. Edhe njëherë risia fitoi mbi mykun, kredoja morale mbi të kalbëzimin, fantazia mbi forcën.

Së dyti, ajo na tregoi se, sa më shumë Rama të punojë kundër flamingove, aq më tepër ai do të mbledhë rreth vetes zëmërimin e tyre. Nëse pas incidenteve në Zvërnec, një muaj më parë, protestat fillestare nisën me slloganin “Rama n`Burg, Berisha n'Burg”, së fundi kjo barabitje po shuhet. Ndonëse sllogani i dikurshem ushton akoma, mënyra e sjelljes së kryeministrit e ka shndërruar atë në tragetin kryesor të manifestuesve. Përditë e më shumë po shtohen ata që po ndërgjegjësohen se po qe se ky sistem duhet shembur, kjo nuk mund të arrihet pa prerë kokën që qëndron në majën e tij. Rama nuk ka humbur asnjë rast pa u sjellë si i tillë. Prandaj dhe në mes të turmës, u shfaq arkivoli i kufomës së tij politike.   

LAPSI.AL

Të këshilluara

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI