Flash

Futbollistja palestineze Rand Halawani arrestohet në Izrael: kthehet në një çështje ndërkombëtare

Rasti i Rand Halawanit, lojtare e kombëtares palestineze të femrave, e arrestuar nga autoritetet izraelite, është kthyer në një çështje ndërkombëtare.

Lapsi.al 5 June 2026

Rasti i Rand Halawanit, lojtare e kombëtares palestineze të femrave, e arrestuar nga autoritetet izraelite dhe më pas e mbajtur në paraburgim pas një marrjeje në pyetje në Jerusalem, është kthyer në një çështje ndërkombëtare. Federata Palestineze e Futbollit ka denoncuar zgjatjen e ndalimit të 20-vjeçares, duke bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

Në të njëjtin kontekst, po gjatë së martës, janë arrestuar edhe katër gra të tjera palestineze, mes tyre edhe një ish-futbolliste e kombëtares, episod që ka shtuar më tej polemikat. Në një deklaratë zyrtare, federata theksoi se rasti i Halawanit dhe ai i ish-sportistes nuk janë episode të izoluara, por “bëjnë pjesë në një model të dokumentuar mirë të përndjekjes sistematike të sportistëve palestinezë, që vazhdon pa u ndëshkuar”.

Sipas burimeve palestineze, një gjykatë ka vendosur më pas të zgjasë paraburgimin e futbollistes deri të premten. Paralelisht, ushtria izraelite ka konfirmuar edhe arrestimin e Natalie Abu Diyeh, ish-lojtare e kombëtares dhe studente në Universitetin e Birzeit, së bashku me tre vajza të tjera të reja në Bregun Perëndimor.

Halawani arrestohet në Izrael: shpërthen polemika ndërkombëtare

Autoritetet ushtarake i kanë justifikuar arrestimet duke deklaruar se katër gratë dyshohen për “promovim të aktiviteteve terroriste dhe aktiviteteve të tjera të lidhura me terrorizmin”. Universiteti i Birzeit ka kritikuar ashpër arrestimet, duke i cilësuar ato si pjesë të “politikave sistematike të Izraelit që synojnë arsimin palestinez dhe të drejtën e studentëve për të vazhduar rrugëtimin e tyre akademik”.

Për çështjen ka reaguar edhe peshkopi Imad Haddad, i cili ka kërkuar sqarime dhe lirimin e studentes, duke u shprehur i tronditur nga ngjarja dhe i shqetësuar për mungesën e informacionit mbi fatin e saj.

 

Sipas Prisoners Club, në burgjet izraelite ndodhen aktualisht dhjetëra gra palestineze, mes tyre edhe të mitura dhe gra shtatzëna.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI