Flash

“E kemi shkatërruar Iranin”/ Trump: Shumë shpejt do të kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

Lapsi.al 21 August 2026

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA ka dëmtuar rëndë kapacitetet ushtarake të Iranit dhe se së shpejti do të ketë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit.

“E kemi shkatërruar Iranin”, tha Trump gjatë një interviste telefonike me ish-avokatin e tij, Michael Cohen. Sipas tij, Teherani ka ende raketa dhe dronë, por kapacitetet për prodhimin e tyre janë kufizuar ndjeshëm.

Trump pretendoi gjithashtu se SHBA kontrollon tashmë pjesën më të madhe të Ngushticës së Hormuzit. Ai paralajmëroi se Uashingtoni synon të marrë së shpejti “kontroll të plotë” mbi këtë korridor strategjik.

Ndërkohë, tensionet vijojnë edhe në Bregun Perëndimor. Sipas Al Jazeera, tre palestinezë u plagosën nga sulmet e kolonëve izraelitë pranë Hebronit. Media raportoi se forcat izraelite penguan ambulancat të mbërrinin te të plagosurit. Zhvillimet vijnë mes tensioneve të larta në rajon, ndërsa përplasja për kontrollin dhe lundrimin në Ngushticën e Hormuzit mbetet një nga pikat kryesore të konfliktit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI