Flash

Franca, prezantohet Zidane: “Të drejtoj kombëtaren ishte e vetmja gjë që doja”

Zinédin Zidane do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Francës duke nisur nga 1 shtatori. Njoftimi u bë nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo

Lapsi.al 28 July 2026

Zinédin Zidane do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Francës duke nisur nga 1 shtatori. Njoftimi u bë nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, i cili zyrtarizoi kalimin e stafetës nga Didier Deschamps, në krye të “Bluve” që prej vitit 2012. Prej javësh, Zidane konsiderohej pasardhësi natyral i ish-shokut të skuadrës, me të cilin ka ndarë disa nga momentet më të lavdishme të historisë së futbollit francez, mes tyre triumfin në Botërorin 1998 dhe Europianin 2000.

Për Zidane, 54 vjeç, bëhet fjalë për rikthimin në pankinë pas katër vitesh larg futbollit. Ish-ylli francez ka drejtuar deri tani vetëm Real Madrid Castilla dhe ekipin e parë të Real Madridit, me të cilin shkroi një nga faqet më të lavdishme të futbollit europian, duke fituar tre Liga të Kampioneve radhazi mes viteve 2016 dhe 2018, përveç dy titujve kampionë të Spanjës dhe trofeve të tjerë ndërkombëtarë. Gjatë eksperiencës në Madrid ai drejtoi kampionë si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Luka Modric dhe Gareth Bale.

Emërimi i Zidane hap një epokë të re për Francën, me objektivin për të rikthyer “Blutë” në majën e futbollit ndërkombëtar në kompeticionet e ardhshme. “E kam thënë shpesh: nuk ka asgjë më të madhe se kombëtarja franceze. Prandaj është një gëzim dhe, natyrisht, një arsye e madhe krenarie të bëhem trajner i kësaj skuadre. Është gjithashtu një përgjegjësi. Dua të falënderoj presidentin Philippe Diallo, Komitetin Ekzekutiv dhe Federatën për besimin që më kanë dhënë, si dhe të vlerësoj 14 vitet e punës së Didier dhe stafit të tij. Një mendim i veçantë shkon edhe për të gjithë trajnerët e mi. Nuk ka nevojë ta them se kam ambicie të mëdha me Francën!”, deklaroi Zidane.

I linduri në vitin 1972 u shpreh: “Është një gëzim i jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur për atë që po më ndodh sot. Nuk kam fjalë të tjera. Ruaj qetësinë, por jam i mbushur me emocione dhe gati për të përballuar këtë sfidë. Kjo është ajo që më motivon sot. Të drejtoj Francën ishte e vetmja gjë që doja të bëja – shtoi Zizou. – Gjatë këtyre viteve kam marrë oferta të tjera nga klube, por i kam refuzuar të gjitha për të pritur kombëtaren”.

“Emërimi i Zinédine Zidane si trajner i kombëtares është një arsye krenarie të jashtëzakonshme për Federatën. Ai përfaqëson bashkimin mes një legjende të historisë së Francës, që është bërë një nga trajnerët më të suksesshëm dhe më të respektuar të brezit të tij, dhe një skuadre me potencial të rrallë, të udhëhequr nga ambicie shumë të mëdha. Karriera e jashtëzakonshme e Zinédine Zidane është ndërtuar mbi talentin, përkushtimin, përulësinë dhe përsosmërinë. Janë vlera që i ndan edhe kombëtarja franceze dhe që duam t’i mbështesim së bashku, me ambicie, gjatë katër viteve të ardhshme”, deklaroi presidenti i Federatës Franceze, Philippe Diallo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI