Flash

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për takimin me Presidentin, ambasadori i ri amerikan nis sot detyrën në Shqipëri

Lapsi.al 26 September 2026

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do t’i dorëzojë letrat kredenciale Bajram Begaj. Ceremonia shënon nisjen zyrtare të detyrës së Wendt si kryediplomat amerikan në Shqipëri.

Pas dorëzimit të letrave kredenciale, Wendt pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me Begaj. Eric Wendt është propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe është konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht. Ai ka një karrierë prej më shumë se 34 vitesh në ushtrinë amerikane dhe ka shërbyer në poste të ndryshme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI