Flash

Ed Sheeran shpërthen në lot në koncert: “Më kanë braktisur miqtë dhe familjarët”

Lapsi.al 20 September 2026

Ed Sheeran ka rrëfyer një nga javët më të vështira të karrierës së tij, duke shpërthyer në lot gjatë koncertit në Filadelfia, në një kohë kur artisti po përballet me reagime të forta pas përjashtimit të Macklemore nga turneu “Loop”.

Gjatë koncertit të së shtunës në Lincoln Financial Field, Sheeran u ul këmbëkryq në skenë dhe foli për presionin që, sipas tij, ka përjetuar gjatë ditëve të fundit. Ai tha se disa prej njerëzve që njihte prej vitesh janë distancuar prej tij, ndërsa të tjerë e kanë këshilluar të anulojë turneun.

“Në situata të tilla kupton vërtet se kush janë miqtë e tu. Ka qenë një javë e çuditshme”, u shpreh këngëtari, sipas pamjeve të publikuara nga fansat.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, shumë njerëz më thanë të anuloja këtë turne dhe shumë njerëz që i kam njohur prej vitesh po largohen nga unë”, shtoi ai.

Sheeran tha se, pavarësisht presionit, kishte parë diçka tjetër kur kontrolloi shitjet e biletave për koncertin në Filadelfia.

“Nuk pashë anulime, pashë njerëz që blinin bileta për këtë koncert”, tha ai, ndërsa publiku nisi ta duartrokiste. “Dhe unë po ndiej se të gjithë miqtë, familjarët dhe njerëzit që njoh po më braktisin.”


Sheeran tha se, pavarësisht gjithçkaje, vendosi të dilte në skenë për fansat.

“Shikoj fundin e kësaj jave dhe shoh 50 mijë njerëz që nuk më kanë braktisur”, tha ai.“Njerëzit do të thonë çfarë të duan, por unë po e bëj këtë për ju. Ju dua. E dua këtë.”

Artisti e cilësoi koncertin si “shfaqjen më të mirë të jetës së tij”, ndërsa javën që lamë pas e përshkroi si një nga periudhat më të këqija që ka përjetuar.

Më vonë, Sheeran u përlot sërish teksa fliste për mbështetjen që mori nga publiku. Ai pranoi se para koncertit kishte pasur frikë edhe për sigurinë e tij dhe se ishte shqetësuar se mund të përballej me protesta ose reagime armiqësore.

“Bota është një vend i frikshëm tani. Amerika është një vend i frikshëm tani”, tha ai, përpara se t’i drejtohej turmës: “Kjo më jep shpresë.”


Këngëtari tregoi se kishte marrë masa shtesë sigurie për koncertin. Ai zbuloi se kishte hequr skenën dytësore, e njohur si “B stage”, nga frika se mund t’i hidhnin objekte gjatë performancës.


Në ditët e fundit, këngëtari është përballur edhe me kritika nga kushëriri i tij, Jethro Sheeran.

Jethro e kritikoi publikisht artistin në rrjetet sociale, duke pretenduar se Sheeran ka pasur sjellje të padrejtë ndaj tij dhe se nuk e mbështet mënyrën se si ai është përfshirë në situatën me Macklemore.

Ndërsa Macklemore ka deklaruar më herët se Sheeran ishte nën presion për ta larguar nga turneu, Jethro ka shprehur bindjen e tij se vendimi ishte marrë nga vetë Sheeran.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI