Flash

Dosja e SPAK, trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

Lapsi.al 12 June 2026

Sipas dosjes së operacionit të zhvilluar këtë të enjte, anëtarët e grupit të drejtuar nga Alfredo Hamzai dyshohet se kanë tentuar të shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në fushën e medias.

Prokuroria e Posaçme evidenton në dosje se mes veprimeve të dyshuara për pastrim parash përfshihen edhe përpjekjet për sigurimin e licencave mediatike.

“Veprimet e kryera nga personat nën hetim Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Ardian Rama, Elton Memeti e Besnik Myftari me marrjen e licensës së televizionit dhe radio”, thuhet në materialin hetimor.

SPAK nuk specifikon emrin e televizionit apo radios që lidhen me këtë episod. Megjithatë, nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se një prej personave të përfshirë në hetim, Besnik Myftari, figuron pronar i shoqërisë “ABEG”, një kompani e regjistruar në fushën e medias në vitin 2020.

Sipas dokumenteve zyrtare, kjo kompani arriti të pajisej me licenca për transmetimin e televizionit “ABEG TV” dhe radios “ST Radio”.

Madje në një prej përgjimeve në SKY ECC, njëri prej trafikantëve të drogës, Ardian Zykaj, i shkruan bashkëpuntorit të tij Alfred Hamzai "dhe televuzioni me beson është top fare.beheeni të pa prekshem fare derman".

Por aktiviteti i tyre rezultoi jetëshkurtër. Në shtator të vitit 2022, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vendosi t’u heqë të dyja licencat, duke i nxjerrë jashtë tregut mediatik.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI