Flash

Dojna Mema thirrje për pjesmarrje në protestë: `Ndryshe fëmijëve do u lëmë trashigim betonin``

Lapsi.al 24 June 2026

Edi Rama nuk e ka kot luftën me vajzat e ekranit dhe infuenceret e instagramit. Ndërkohë që atij i kanë mbetur në krah për ta mbrojtur disa burra të moshuar dhe të lodhur që u ka dalë boja në mediat tradiocionale protestuesit kundër tij tubohen përmes thirrjeve të vajzave të reja, në media sociale që dinë të japin në mënyrë koncize mesazhet e duhura. Njëra prej tyre Dojna Mema i ka bërë thirrje qytetarëve, përmes faqes së saj në instagram me afro 35 mijë ndjekës, që të dalin në protesë cdo ditë në ora 19 00.

Dhe ajo nuk është mjaftuar vetëm me thirrjen, por edhe e ka argumentuar se përse. ``Sa me shume njerez me pankarta mbi Ligjin 21/24 për zonat e mbrojtura dhe amendamentet e tij. Eshte shume e rendesishme per protesten!  ka shkruar ajo.

Në videon e njërës prej vajzave më të ndjekura në rrjetet sociale thuhet se nëse nuk protestohet sot për ruajtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura, në emër të `zhvillimit dhe betonit`` nesë nuk do u lëmë fëmijëve dot trashigim asnjë pemë.

 

Dojna është një nënë e një djali të vogël të lindur nga martesa e saj me këngëtarin Vlashent Stata dhe të dy ata janë protetsues të rregullt dhe këtë e bëjnë edhe në emër të birit të tyre.

LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI