Flash

Rrahmani tërhiqet nga Kosova, gazetarja Qeqa Krelani e bën copë: "Futbolli u luajt pa Pele e Maradonën, do luhet edhe pa të"

Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka reaguar ashpër pas vendimit të Amir Rrahmanit për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Kosovës. Në një reagim të gjatë dhe kritik,

Lapsi.al 12 September 2026

Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka reaguar ashpër pas vendimit të Amir Rrahmanit për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Kosovës. Në një reagim të gjatë dhe kritik, Krelani e ka vënë në pikëpyetje arsyetimin pas këtij vendimi, duke kujtuar disa prej ndeshjeve më të rëndësishme të Kosovës ku, sipas saj, kapiteni i Kombëtares nuk ka qenë i pranishëm.

Krelani e nis reagimin e saj me një deklaratë të fortë, duke e cilësuar tërheqjen e Rrahmanit si një lajm pozitiv për futbollin kosovar dhe duke theksuar se futbolli do të vazhdojë edhe pa të. Ajo rikthen në vëmendje ndeshjen e 8 tetorit 2020 ndaj Maqedonisë së Veriut, të cilën e cilëson si një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, si dhe ndeshjet e nëntorit 2023 në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024. Sipas Krelanit, në këto momente vendimtare Rrahmani nuk ishte me Kombëtaren.

Gazetarja kritikon gjithashtu faktin që, sipas saj, Rrahmani nuk doli vetë për t’i dhënë shpjegime publikut për mungesat e tij, ndërsa arsyetimi iu komunikua përmes menaxherit të tij. Krelani veçon deklarimin se Kosova nuk kishte një “objektiv konkret”, duke e cilësuar këtë si të papranueshme për një kapiten të Kombëtares. Një pjesë e rëndësishme e reagimit lidhet me përgjegjësinë që, sipas saj, mbart shiriti i kapitenit. Krelani thekson se një klub mund t’i japë lojtarit pagën dhe kontratën, por është Kosova ajo që i ka dhënë emrin dhe besimin për të mbajtur shiritin e kapitenit. "Shiriti nuk është kontratë. Është atdhe në gjoks”, shkruan ajo.

Në fund, Krelani e zhvendos reagimin nga aspekti sportiv te marrëdhënia mes futbollistit dhe vendit që përfaqëson. Ajo argumenton se një lojtar nuk gjykohet vetëm nga trofetë, pagat apo klubet ku ka luajtur, por edhe nga prania e tij në momentet kur Kombëtarja ka pasur më shumë nevojë për të. Reagimin e saj ajo e përmbyll me një mesazh të drejtpërdrejtë: Kosova ka ekzistuar para futbollistëve të saj dhe do të ekzistojë edhe pas tyre.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI