Flash

Dëshpërimi për vëmendje/ Rama provokon duke vënë foto profili një flamingo (FOTO)

Lapsi.al 25 June 2026

Pas javësh të tëra protestash, mijëra qytetarëve në shesh dhe një simboli që është kthyer në identitetin e revoltës kundër qeverisë së tij, Edi Rama duket se ka zgjedhur një tjetër rrugë, ironinë. 

Në një lëvizje që shumë do ta lexojnë si provokim, kryeministri ka ndryshuar foton e profilit në rrjetet sociale, duke vendosur një flamingo rozë, pikërisht simbolin e “Revolucionit të Flamingove”, lëvizjes që prej javësh kërkon largimin e tij nga pushteti. 

Pas etiketimit të protestuesve si “proletariat i algoritmit”, pas akuzave për “luftë hibride”, Iran, Rusi, Greqi e deri te influencerët, Rama duket se po provon edhe strategjinë e ironizimit të simbolit të protestës. Një lëvizje që vjen në një moment kur protestat jo vetëm nuk janë shuar, por vazhdojnë çdo mbrëmje me pjesëmarrje të konsiderueshme. 

Flamingoja, e cila u bë simbol pas përplasjes në Zvërnec dhe mbrojtjes së zonës së Nartës, është shndërruar tashmë në emblemën e një lëvizjeje që ka tejkaluar çështjen e një projekti turistik dhe është kthyer në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë.

Ndryshimi i fotos së profilit është sinjali i fundit i një kryeministri që, përballë protestave që nuk po ndalen, duket se po kërkon mënyra gjithnjë e më të pazakonta për t’iu përgjigjur kundërshtarëve të tij. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI