Flash

Del VIDEO/ Momenti i arratisjes së shqiptarit nga burgu i Koridhalos në Greqi 

Lapsi.al 2 June 2026

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një burgosur 48-vjeçar shqiptar u arratis nga  burgu i Korydallos. Sipas të njëjtave burime, arratisja e Edmond Tafës ndodhi gjatë shërbimit të ushqimit, pasi 48-vjeçari punonte në Depon Qendrore të Materialeve të Burgut dhe merrte pjesë në punën e transportimit të bukës. 

Në pamjet e publikuara nga SKAI, shqiptari shihet duke vrapuar për t'u larguar nga zona e paraburgimit, ndërsa dy oficerë burgu e ndjekin disa metra pas tij. Arratisja ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 08:30 teksa në burg ishte duke u kryer procesi i ushqyerjes.

Videon e gjeni KETU

Sipas policisë greke shqiptari ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe për shkelje të ligjeve për armët dhe duhej të lirohej në korrik 2031. Në të kaluarën, ai ishte konsideruar i përshtatshëm për leje të rregullt nga këshilli kompetent dhe në këtë kontekst, kishte marrë 3 leje në 6 muajt e fundit.

Siç u tha, në të gjitha rastet ai i kishte përmbushur plotësisht kushtet e vendosura, duke u kthyer në kohë në burgun ku mbahej për të vazhduar vuajtjen e dënimit. 

48-vjeçari ishte transferuar në Korydallos nga burgu i Korfuzit, ku ishte mbajtur më parë. Dy oficerë burgu u arrestuan në lidhje me rastin dhe akuzohen për arratisjen e të burgosurit. Hetimet për të gjetur të arratisurin vazhdojnë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI