Flash

Dalin PAMJET/ Momenti kur u rrëzua helikopteri me çiftin e sapomartuar në Greqi

Lapsi.al 17 August 2026

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të rrëzimit të një helikopteri “Bell 206” pranë heliportit të Sifnos, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 3 personave në bord.

Viktimat janë piloti grek dhe një çift britanik i sapomartuar që po udhëtonin për në ishull.

Dëshmitarët okularë raportuan një zhurmë dhe tym të çuditshëm nga helikopteri pak para rrëzimit të tij. Autoritetet po verifikojnë shkaqet e tragjedisë. Dyshohet se shkak është bërë një defekt në helikën e bishtit e helikopterit. 

Çifti kishte zgjedhur të udhëtonte për në Sifnos për muajin e mjaltit, kishte rezervuar një dhomë për qëndrimin e tyre në ishull dhe kishte zgjedhur të udhëtonte me helikopter për ta bërë këtë udhëtim të parë si çift i martuar edhe më të veçantë. 

Piloti ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve të rritur. Ai kishte përvojë të gjatë fluturimi me helikopterë ushtarakë Chinook. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI