Flash

Dalin detaje të reja/ Policia e priste në Rinas, Vlora Hyseni u shfaq në Prishtinë

Lapsi.al 22 September 2026

Detaje të reja mësohen nga dorëzimi te autoritetet shqiptare në kufi me Kosovën, i kryetares së SHISH, Vlora Hyseni. Sipas burimeve ajo ndodhej në Baku të Azerbajxhanit ku ka pasur një takim të shefave të SHISH-it të disa vendeve

“Ne gjetëm një njoftim hapjeje, ftesë për ofertë, se Vlora Hyseni ka udhëtuar në Azerbajxhan. Duhet të ishte në Tiranë në 00:30 të mesnatës së sotme. Nisja më 22 shtator nga Baku, 2 bileta. 

Ka pasur në Baku një takim të shefave të SHISH-it të disa vendeve, ku i duhej të merrte pjesë edhe Hyseni. Ajo që dihet zyrtarisht është që SPAK-u dhe Policia konfirmojnë se ka dalë nga Shqipëria pak ditë më parë dhe nuk gjendej në Shqipëri.

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë trokitur në shtëpinë e saj, afër Arenës, vetëm për procedurë. Kanë trokitur në derën e banesës, procedurialisht, dhe nuk ka pasur të tjerë. 

Masa e sigurisë u konsiderua e ekzekutuar në pikën kufitare, ku Vlora Hyseni është paraqitur në pikën kufitare të Morinës. Pas kthimit, do të shkojë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas do të bëhet kontrolli i banesës”, - tha gazetarja e TCH, Anila Hoxha.

Hyseni  mbërriti në kufirin e Shqipërisë rreth orës 19:00, pasi është marrë nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Morinës. Sipas verifikimeve të kryera nga policia, Hyseni gjatë ditës së sotme ndodhej në Prishtinë.

Të njëjtat burime thanë se gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka njoftuar autoritetet për këtë. Në momentin kur ka mësuar se pala shqiptare ka kërkuar ndihmën e palës kosovare për kërkime nëse ishte në territorin e Kosovës apo jo Vlora Hyseni, atëherë ajo ka marrë kontakt me palën kosovare dhe ka kërkuar që ta shoqërojnë.

Pas mbërritjes në Shqipëri, procedurat kanë vijuar sipas vendimit të autoriteteve kompetente. Hyseni është dërguar në banesën e saj, ku i është komunikuar masa përkatëse. Brenda 48 orëve pritet të zhvillohet seanca gjyqësore, gjatë së cilës do të vlerësohet masa e sigurisë.

Në këtë seancë pritet t’i komunikohet zyrtarisht masa e kërkuar nga autoritetet, ndërsa SPAK do të paraqesë edhe provat. Edhe Hyseni do të paraqesë mbrojtjen dhe pretendimet e saj. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI