Flash

CR7 gabon shumë, Portugalia dështon në ndeshjen e parë: skena i takon tërësisht Kongos

Nuk nis me këmbën e duhur aventura e Portugalisë në Botëror, teksa luzitanët dhurojnë një barazim të zbehtë me Kongon në ndeshjen e tyre të parë.

Lapsi.al 17 June 2026

Nuk nis me këmbën e duhur aventura e Portugalisë në Botëror, teksa luzitanët dhurojnë një barazim të zbehtë në ndeshjen e tyre të parë. Përballë Republikës Demokratike të Kongos, Cristiano Ronaldo me shokë e zhbllokojnë menjëherë sfidën me Joao Neves (6’), por më pas mbyllen në gjysmën e tyre të fushës dhe ndëshkohen nga kundërshtarët: Wissa shënon për 1-1 në kohën shtesë të pjesës së parë. Presioni final dhe kundërsulmet kongoleze nuk ndryshojnë rezultatin, vetëm një barazim për CR7.

Cristiano Ronaldo nuk i përgjigjet argjentinasit Leo Messi (tripletë gjatë natës) dhe Portugalia dështon në debutim, duke barazuar 1-1 ndaj një Republike Demokratike të Kongos shumë kompakte. Dhe të mendosh se ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për luzitanët, të cilët shënuan që në rastin e tyre të parë: krosim i Cancelo, goditje me kokë e Joao Neves dhe 1-0 pas vetëm gjashtë minutash. Që nga ai moment, megjithatë, Portugalia do t’i nënshtrohet sulmeve të kongolezëve dhe nuk do të krijojë më rrezik për rreth gjashtëdhjetë minuta, me një Cristiano Ronaldo të padukshëm dhe nën nivel. Kongo reagoi mirë me Wissa dhe Bakambu, por rasti më i madh ishte për Kayembe: Diogo Costa pret dhe shpëton, për momentin, rezultatin. Barazimi ndihej në ajër dhe erdhi në kohën shtesë të gjatë të pjesës së parë, me Wissa (50’ p1) që shënoi për barazimin 1-1.

Martinez reagoi duke futur Conceiçao në fillimin e pjesës së dytë dhe Portugalisë iu anulua goli i avantazhit të ri i realizuar nga Cancelo (pozicion jashtë loje), por luzitanët vazhduan të rrezikoheshin nga kundërshtarët. Vetëm në fund, me Leao dhe Gonçalo Ramos në mbështetje të dyshes CR7-Conceiçao në një skemë superofensive 4-2-4, Portugalia u hodh përpara me forcë. Megjithatë, asgjë nuk ndryshoi për një Portugali zhgënjyese, që iu afrua golit vetëm me Bruno Fernandes dhe një Ronaldo të pasaktë. Përfundon 1-1 mes luzitanëve dhe Kongos, një pikë e artë për afrikanët dhe një debutim për t’u harruar për europianët. Gjatë natës do të luhet Uzbekistani-Kolumbia, ndeshje që do të përcaktojë kreun e grupit.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI