Flash

Bie zjarr në një banesë në Bulqizë, shpëton mrekullisht i riu me aftësi të kufizuara

Lapsi.al 19 September 2026

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në qytetin e ri të Bulqizës, duke shkaktuar panik mes banorëve. Në apartament ndodhej një person me aftësi të kufizuara, i cili u nxor në kohë nga fqinjët.

Zjarrfikësit ndërhynë dhe arritën të shuajnë flakët, por pjesa më e madhe e sendeve brenda banesës u dëmtuan. Mes objekteve të djegura shiheshin edhe patericat e të riut. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem me energjinë elektrike. Policia po heton për të përcaktuar shkakun e saktë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI