Flash

Berisha reagon per Agron Shehajn: Ministri e shantazhoi si sigurims, stalinizëm!

Lapsi.al 17 June 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në mbrojtje të kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pas përplasjes që ai pati me ministrin e Financave Petrit Malaj, çka bëri PS-në ta përjashtojë Shehajn 30 ditë nga Kuvendi. 

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha dënoi ashpër sjelljen e ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili i nxorri listën e 17 kompanive të Shehajt në Kuvend dhe i tha "tani do merremi ne me ty". Berisha e cilësoi sjelljen e Malajt si një akt shantazhi politik dhe e krahasoi atë me metodat e Sigurimit të Shtetit. 

“E patë ju si e nxori atë, si i doli ai ministri, i tregonte deputetit listën e kompanive. Si oficer sigurimi ai, i pafytyrë, i paturp. Çfarë do të thotë ti? A ka shantazh më stalinist se ky? Ke 17 kompani. Po mirë, mund të ketë 70 kompani ai, çfarë qenka kjo”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, një ministër nuk mund të përdorë informacione mbi bizneset e një deputeti si formë presioni politik. 

“Po ai mund të ketë 27 kompani. Ti ke ligje. Nëse nuk ka paguar taksat, merr masa. Nëse ka shkelur ligjin, bllokoji. Por të dalësh në Kuvend me një listë kompanish dhe të thuash ‘të kujt janë këto’, kjo është mafioze”, tha Berisha.

Ai shtoi se veprimi i ministrit të Financave ishte një precedent i papranueshëm dhe një përpjekje për të frikësuar kundërshtarët politikë.

“Këta nuk lënë gur pa lëvizur për të kërcënuar njerëz, për të shantazhuar. Si mund të bënte një ministër një akt të tillë? Nuk ka ndodhur ndonjëherë”, u shpreh kreu i PD-së, ndërsa aludoi se ministri Malaj po vepronte për llogari të Belinda Ballukut. 

Reagimi i Berishës vjen një ditë pasi Sekretariati i Etikës, i drejtuar nga Ulsi Manja, vendosi të përjashtojë Agron Shehajn me 30 ditë nga Kuvendi, pas përplasjes së tij me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Vendimi erdhi pasi Malaj, gjatë një interpelance për gjobën e papaguar prej 120 milionë eurosh të Bankers Petroleum, i përmendi Shehajt kompanitë e tij private. Shehaj reagoi ashpër nga foltorja, duke e akuzuar ministrin për kërcënim politik dhe duke pyetur: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”.

Ky është përjashtimi i dytë me 30 ditë që mazhoranca i jep Shehajt gjatë vitit 2026, ndërsa opozita e konsideron vendimin një tjetër përpjekje për të heshtur zërat kritikë në Kuvend. Kjo ishte hera e parë që Sali Berisha i del në krahë Agron Shehajt, kreut të një partie opozitare rivale. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI