Flash

Bardhi: Nëse nesër Erion Veliaj lirohet, merr fund reforma në drejtësi

Lapsi.al 14 September 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar mbi seancën që pritet të mbahet nesër në Gjykatën e Lartë për kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se një vendim i mundshëm për lirimin e Veliajt do të përbënte një goditje të rëndë për Reformën në Drejtësi.

Deputeti demokrat ndalet më tej te akuzat e ngritura ndaj Veliajt nga SPAK, duke argumentuar se numri dhe natyra e tyre duhet të merren parasysh në vlerësimin e masës së sigurisë.

"Nëse nesër Erion Veliaj del nga burgu, me vendim të Gjykatës së Lartë, ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi.

Erion Veliaj nuk është në burg për një akuzë të vetme, por për katër prej akuzave më të rënda që mund të rëndojnë mbi një zyrtar të lartë. SPAK e ka marrë të pandehur për 9 raste korrupsioni, të kryera në bashkëpunim, për pastrim parash, të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. Për nga pesha dhe numri i akuzave, Erion Veliaj konkurron sot vetëm me Belinda Ballukun.

I bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të monitorojnë me vëmendje atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues dhe për të realizuar skenarin e nxjerrjes së Erion Veliajt nga burgu.

Partnerët tanë, që kanë investuar prej 10 vitesh në Reformën në Drejtësi, kanë rastin ta vlerësojnë atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë si pjesë të standardit me të cilin matet lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri.

I bëj thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptar për drejtësi dhe luftë ndaj pandëshkueshmërisë. Nëse një person që akuzohet për 9 raste korrupsioni dhe 4 vepra penale, lihet i lirë, atëherë sistemi i paraburgimit nuk duhet të ekzistojë më në vend.

Drejtësia nuk mund të ketë një standard për qytetarët dhe një tjetër, kur përballë saj janë njerëzit e pushtetit" - shkruan Bardhi. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI