Flash

Balluku fsheh vila jashtë vendit?/ Klodiana Lala: SPAK po verifikon një pasuri në Itali

Lapsi.al 1 October 2026

Balluku fsheh vila jashtë vendit?/ Klodiana Lala: SPAK po verifikon

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. E ftuar në “Prime News24” me Nisida Tufën, Lala tha se Prokuroria e Posaçme po verifikon dyshime për pasuri që dyshohet se mund të jenë fshehur jashtë vendit.

Sipas gazetares, në kuadër të hetimit është dërguar një letërporosi dhe ka pasur shkëmbim informacioni lidhur me një pasuri në Itali.

“SPAK po verifikon dyshimet për disa pasuri që dyshohet se janë fshehur jashtë vendit. Ka një letërporosi dhe shkëmbim informacioni në lidhje me një pasuri atje. Nuk dihet nëse është vilë apo jo”, deklaroi Lala.

Ajo theksoi se verifikimet janë ende në proces dhe se nuk është e qartë natyra e pasurisë për të cilën është kërkuar informacion nga autoritetet italiane.

“Nëse rezulton se ka një pasuri edhe në Itali, situata bëhet më serioze për Ballukun”, u shpreh gazetarja.

SPAK vijon hetimet ndaj Ballukut, ndërsa në qendër të vëmendjes janë edhe verifikimet mbi pasuritë dhe transaksionet që mund të lidhen me çështjen.

Më herët mediat kanë raportuar se prokurororët e SPAK në bashkëpunim me homologët italianë, kanë zbuluar një pasuri tjetër të Ballukut në një nga vendet më eksluzive të bregdetit të Italisë.

Bëhet fjalë për një vilë luksoze në Sardenjë, e cila dyshohet se i përket asaj, por është kamufluar në emrin e personave të tjerë. Ende nuk ka një konfimrim zyrtar nga SPAK për këtë çështje. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI