Flash

Balliu rrezikon të mos jetë kundër Bjellorusisë: u dëmtua me Rayo Vallecano, po monitorohet nga mjekët

Problemet nuk kanë të mbaruar për Rolando Maran, në vigjilje të debutimit në Nations League. Pasi humbi Pajazitin e Laçin, tekniku italian mund të mos ketë në dispozicion edhe Ivan Balliun

Lapsi.al 22 September 2026

Problemet nuk kanë të mbaruar për Rolando Maran, në vigjilje të debutimit në Nations League. Pasi humbi Pajazitin e Laçin, tekniku italian mund të mos ketë në dispozicion edhe Ivan Balliun. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi i djathtë ka pësuar një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së fundit të zhvilluar me klubin e tij, Rayo Vallecano, në transfertë ndaj Osasunës.

Balliu i është nënshtruar rezonancës magnetike, e cila ka evidentuar një dëmtim në kyçin e këmbës dhe ka nisur programin e rehabilitimit pranë klubit të tij. Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Rayo Vallecanos për të ndjekur nga afër gjendjen e lojtarit dhe ecurinë e rikuperimit të tij.

Nëse situata do të përmirësohet në ditët në vijim, Balliu do të bashkohet me grupin e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Maran për ndeshjet e radhës të Kombëtares.

PALESTËR E TAKTIKË PËR TË TJERËT

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për katër ndeshjet e radhës të vlefshme për UEFA Nations League, teksa skuadra kuqezi zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri Maran kishte në dispozicion të gjithë 28 lojtarët e grumbulluar për këtë fazë përgatitore. Seanca nisi me ushtrime në palestër, ndërsa më pas futbollistët vijuan punën në fushë, ku u përqendruan në skema dhe detyra të ndryshme taktike.

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” edhe gjatë ditëve në vijim, në prag të sfidave të radhës në UEFA Nations League. Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 12:00, dy lojtarë të Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp që do të zhvillohet në sallën e konferencave të “Shtëpisë së Futbollit”.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI