Flash

Bahrein dënon me burgim të përjetshëm për 9 persona për bashkëpunim me Gardën Revolucionare të Iranit

Lapsi.al 24 May 2026

Një gjykatë në Bahrein ka dënuar 9 persona me burgim të përjetshëm dhe 3 të tjerë me nga 3 vite burg, për bashkëpunim me Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC). 

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, të pandehurit akuzohen se kanë planifikuar “veprime armiqësore dhe terroriste” kundër Bahreinit. 

Hetimet tregojnë se ata kanë mbledhur informacione për vende të ndjeshme dhe kanë ndihmuar në kryerjen e transaksioneve financiare të dyshimta.

Ministria e Brendshme e Bahreinit kishte njoftuar më 9 maj se kishte arrestuar 41 persona të dyshuar për lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit. Autoritetet thanë se hetimet zbuluan një grup të organizuar që vepronte në bashkëpunim me IRGC-në.

Rasti është pjesë e tensioneve të vazhdueshme mes Bahreinit dhe Iranit, të cilat shpesh akuzojnë njëra-tjetrën për ndërhyrje në çështjet e brendshme. 

Të këshilluara

Çmimi i lartë i luftërave pa mbarim

Jo të gjitha luftërat zhvillohen njësoj. Një arsye për mbijetesën 78-vjeçare të Izraelit, një vend i vogël demokratik në një rajon kryesisht

15:19

Çfarë duhet të dini rreth modeleve të inteligjencës artificiale që po trondisin Uashingtonin

Modelet e inteligjencës artificiale si Mythos i Anthropic dhe GPT-5.5 i OpenAI po avancohen me një shpejtësi të papritur, duke demonstruar aftësi të frikshme për hacking që ekspertët i quajnë një 'ndërrues loje'. Kjo ka vënë në alarm Uashingtonin, ndërsa qeveritë dhe kompanitë po kërkojnë të kuptojnë dhe të mbrojnë rrjetet kritike përpara se teknologjitë të bien në duart e armiqve.

15:08

Meloni dënon sulmin rus në Ukrainë: Do punojmë për një paqe të qëndrueshme

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dënuar ashpër sulmin e fundit rus ndaj Ukrainës, duke e cilësuar atë një goditje të rëndë ndaj infrastrukturës civile. Në një deklaratë zyrtare, Meloni shprehu solidaritetin e Italisë me popullin ukrainas, duke theksuar se qytetarët e Ukrainës prej më shumë se katër vitesh po përballen me pasojat dramatike të luftës. […]

14:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI