Flash

Avokati i protestuesve paralajmëron padi penale: Preket i gjithë zinxhiri urdhërues i Policisë

Lapsi.al 2 July 2026

Mbi 20 protestues janë ndaluar për shkak të tensioneve të ndodhura në protestën e mbajtur para Kuvendit, ata po qendrojnë në komisariatet nr 1, 3 dhe 4 në kryeqytet.

Avokati Alban Duraj, në një prononcim për mediat nga komisariati nr.4 u shpreh se 13 vite kjo qeveri e oligarkëve, më në fund arriti pika finale ku revolta u kthye në rrezik.

"Protestuesit ishin në të drejtën e tyre për të protestuar, e drejtë e njohur nga Kushtetutat dhe Konventat e ratifikuara nga vendi ynë. Kanë kaluar 5 orë nga e drejta e policisë për t’i marrë në pyetje dhe nuk janë liruar. I bëj thirrje të lirohen në mënyrë të menjëhershme ndryshe janë para faktit të shpërdorimit te detyrës. Ndryshe po përgatisim kallëzim penal në SPAK që të mbajë përgjegjësi gjithë zinxhiri urdhërues" - u shpreh Duraj. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI