Flash

Arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër/ Po transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës, shkeli masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Lapsi.al 8 November 2026

Arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër/ Po transportonte

Në Gjirokastër është arrestuar një 32-vjeçar pasi u kap duke transportuar një emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, kundrejt pagesës. Policia ka zbuluar se drejtuesi i automjetit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.     

Operacioni policor i koduar “Zona 3” u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të trafiqeve të paligjshme, krimeve ekonomiko-financiare dhe Policinë Rrugore.

Në pranga përfundoi shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u procedua penalisht edhe pasagjeri M. Gj., 27 vjeç, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë.

Automjeti tip “Renault”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, u ndalua në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Sipas policisë, ata po transportonin kundrejt pagesës një shtetas afgan, i cili kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin nga Greqia drejt territorit shqiptar.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën edhe dy çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, të cilat, sipas policisë, i përkisnin pasagjerit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy çantat me veshje dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI