Flash

Ariana Grande zyrtarizon lidhjen me Ricky Alvarez

Lapsi.al 13 August 2026

Ariana Grande ka vendosur t’i japë fund aludimeve për jetën e saj sentimentale, duke bërë publike në Instagram lidhjen  me ish-të dashurin e saj, Ricky Alvarez.

Këngëtarja 33-vjeçare publikoi të mërkurën disa fotografi romantike me balerinin 35-vjeçar. Në një prej tyre, çifti shfaqet i përqafuar para pasqyrës, ndërsa Grande nuk ngurroi ta etiketonte Alvarez.

Në një tjetër fotografi, dyshja shihet duke u përqafuar. Këngëtarja publikoi gjithashtu disa selfie dhe fotografi të qenve të saj, duke e shoqëruar postimin me një zemër. Edhe Alvarez reagoi në rrjetet sociale, duke rishpërndarë disa prej fotografive të Grande në Instagram Stories.

 

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez kanë pasur një lidhje më parë, nga viti 2015 deri në 2016. Ata u njohën në vitin 2014, kur Alvarez iu bashkua grupit të balerinëve që shoqëronin këngëtaren.

Në qershor të këtij viti, dyshja nisi të rikthente vëmendjen e fansave pasi Alvarez u fotografua në disa koncerte të turneut të Grande.

Rikthimi i tyre në çift u konfirmua më herët gjatë verës, pas ndarjes së Grandes nga aktori Ethan Slater, me të cilin kishte qenë në lidhje për rreth tre vjet.

Një burim pranë këngëtares kishte deklaruar se Grande dhe Alvarez po e merrnin marrëdhënien “hap pas hapi”, pasi këngëtarja kishte shumë angazhime profesionale. Alvarez ka qenë gjithashtu pranë saj gjatë turneut dhe, sipas burimeve, e ka mbështetur vazhdimisht.

Pas përfundimit të turneut të saj në shtator, Grande pritet të marrë një pauzë nga qendra e vëmendjes publike. Sipas përfaqësuesit të saj, bëhet fjalë për një “pushim të merituar”, pas një periudhe të gjatë me vëmendje dhe presion mediatik. Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja pritet të kalojë më shumë kohë me familjen, miqtë dhe Ricky Alvarez.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI