Flash

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, pesë nga të plagosurit kanë dalë nga spitali pas mjekimit

Lapsi.al 1 July 2026

Spitali i Traumës informon sot se 5 nga të plagosurit kanë dalë nga spitali pas marrjes së mjekimit, ndërsa një tjetër pritet të largohet sot. Ndërkohë i mituri 8-vjeçar është në reminacion me parametra jetësorë stabël. Në reminacion ndodhet gjithashtu dhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të rënda. 12 pasagjerë u dërguan në spitalin e Traumës të plagosur nga aksidenti i regjistruar dje rreth orës 15:00 kur autobusi i linjës Berat-Tiranë përfundoi në kanal pranë QTU. Nga ky aksident ndërroi jetë shoferi i autobusit, i cili dyshohet se ka pësuar infark.

Njoftimi i Spitalit të Traumës:

Spitali Universitar i Traumës njofton se ekipi multidisiplinar i SUT ka qenë në gatishmëri dhe ka ndjekur në dinamikë pacientët e përfshirë në aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës. 5 pacientë, të cilët ditën e djeshme janë paraqitur koshientë dhe më të stabilizuar, pas trajtimit mjekësor sipas protokolleve përkatëse, janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillë nga mjeku. Gjithashtu, pritet që edhe një pacient tjetër të largohet nga spitali gjatë ditës, jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillë nga mjekët. I mituri 8-vjeçar ndodhet në Reanimacionin e SUT, me parametra jetësorë stabël.Gjithashtu, në Reanimacion ndodhet edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeç, e cila është në monitorim intensiv. Ajo paraqitet me parametra jetësorë stabël, por në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dëmtimeve të shumta të marra. Fëmija 14-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në pavion, nën kujdesin e stafit mjekësor, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.  Sa i përket pacientëve që ndodhen ende në observimin e Urgjencës dhe që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe do të vijojnë të qëndrojnë në monitorim intensiv. Ndër ta është edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeç.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI