Flash

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës, arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

Lapsi.al 3 August 2026

Drejtuesi teknik i subjektit minerar është arrestuar pas aksidentit tragjik në punë që i mori jetën minatorit 40-vjeçari.

Në pranga është vënë shtetasi P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, i cili ushtronte detyrën e drejtuesit teknik në subjektin minerar “Eternal Security” në Tërnovë ku ndodhi ngjarja.

Sipas Policisë, arrestimi u krye pas veprimeve hetimore të zhvilluara në lidhje me aksidentin e ndodhur më 1 gusht 2026, ku humbi jetën shtetasi Ilir Kolaveri, 40 vjeç.

40 vjeçri me banim në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier ra në një furnelë dhe u mbulua nga materiali i kromit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 63-vjeçari nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, çka dyshohet se solli aksidentin fatal.

Bulqizë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me detyrë drejtues teknik në një subjekt minerar.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI