Flash

Pas krizës në Ceuta, Italia kërkon ngritjen e kampeve të tjera të migrantëve jashtë BE-së

Lapsi.al 3 August 2026

Italia do të propozojë krijimin e qendrave të Bashkimit Evropian për emigrantët jashtë territorit të bllokut, sipas modelit të qendrave që ka ngritur në Shqipëri, në mbledhjen emergjente të ministrave të brendshëm të BE-së që do të zhvillohet të martën. 

Takimi është thirrur pas mbërritjes së mijëra migrantëve javën e kaluar në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën e Veriut, thanë burime për Ansa, që konfirmuan raportimet e mediave.

Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka pezulluar për një muaj zbatimin e marrëveshjes së Shengenit për lëvizjen pa kontrolle kufitare me Spanjën, pas ngjarjeve në Ceuta.

Madridi dhe partitë opozitare në Itali e kanë kritikuar këtë vendim, duke e cilësuar propagandë, pasi hyrja në enklavën e Ceutës nuk u jep automatikisht migrantëve akses në zonën Shengen dhe Italia nuk ka kufi tokësor me Spanjën.

Shumica e migrantëve që mbërritën në Ceuta, shumë prej të cilëve notuan përreth kufirit për të hyrë në territor, tashmë janë larguar.

Sipas burimeve, në mbledhjen e së martës ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi do të propozojë krijimin e qendrave të reja për riatdhesimin e migrantëve të parregullt, të financuara nga fondet e Bashkimit Evropian dhe të vendosura kryesisht në Afrikë.

Raportohet se ekziston tashmë një listë paraprake e vendeve që mund të përfshihen në këtë projekt, ku bëjnë pjesë Ruanda, Gana, Senegali, Tunizia, Libia, Mauritania, Egjipti, Uganda, Uzbekistani, Armenia, Mali i Zi dhe Etiopia.

Italia pritet gjithashtu të kërkojë zbatim të rreptë të programit GSP+, një sistem që lidh përfitimet tarifore për vendet në zhvillim me bashkëpunimin e tyre për rikthimin e shtetasve që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian.

Ky program u miratua gjatë këtij viti dhe është parashikuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2027./Ansa

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI