Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ancelotti: “Pa 72 orë pushim, nuk do të luajmë”. Real rrezikon përjashtimin nga Liga

Lapsi.al 16 March 2025
Ancelotti: “Pa 72 orë pushim, nuk do të luajmë”. Real
Në Spanjë është ndezur polemika pas vendimit të Real Madrid për të mos luajtur më ndeshje pa pasur të paktën 72 orë pushim mes tyre. Ndërsa skuadra luante kundër Villarreal në La Liga – një ndeshje që përfundoi me fitoren 2-1 – klubi e kishte bërë të ditur këtë vendim përmes kanalit të tij zyrtar televiziv. Carlo Ancelotti e konfirmoi më pas edhe në konferencën për shtyp, duke cituar një rekomandim të FIFA-s. Megjithatë, ekziston një precedent që mund ta dëmtojë Realin dhe ta dënojë me humbje në tavolinë, madje në rast të përsëritjes, edhe me përjashtim nga kampionati.

Vendimi i Real Madrid, i konfirmuar nga Ancelotti

Real ka marrë një qëndrim të fortë ndaj La Ligës, duke deklaruar publikisht se nuk do të pranojë të luajë ndeshje pa pasur të paktën 72 orë pushim mes tyre, siç rekomandohet nga FIFA. Problemi lindi pasi mes ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid dhe asaj në kampionat kundër Villarreal kishin kaluar vetëm 66 orë. Ancelotti e konfirmoi këtë qëndrim pas ndeshjes: “Po, është e vërtetë. Nëse një situatë e tillë përsëritet, nuk do të paraqitemi në fushë”.

Pse Reali rrezikon përjashtimin nga kampionati

Real Madrid bazohet në një nen të FIFA-s që thekson se “për shëndetin e lojtarëve” duhet të ketë të paktën 72 orë mes ndeshjeve. Megjithatë, ky është vetëm një rekomandim i Unionit Ndërkombëtar të Futbollistëve dhe jo një rregull detyrues. FIFA kishte propozuar në vitin 2023 krijimin e një grupi pune për të diskutuar mirëqenien e lojtarëve, duke përfshirë edhe pushimin minimal 72-orësh. Nëse Reali refuzon të luajë në një situatë të ngjashme, ndeshja do të konsiderohet e humbur në tavolinë. Nëse e përsërit këtë sjellje, atëherë do të përballet edhe me përjashtimin nga kampionati.

Precedentët që mund të penalizojnë Real Madrid

Në të kaluarën, kërkesa për 72 orë pushim është refuzuar nga organet disiplinore të futbollit spanjoll. Më 15 janar 2024, u refuzua kërkesa për të ndryshuar programin e një ndeshjeje të Kupës së Mbretit mes Gironës dhe Rayo Vallecano. Një situatë e ngjashme ndodhi më 7 shkurt 2024 me ndeshjen Atlético Madrid – Athletic Bilbao. Gjykatësi federativ e kishte sqaruar vendimin: “Dispozita e Nëntë e Përgjithshme nuk përmend 72 orë, por 3 ditë”. Kjo do të thotë se Real, që luajti në Champions më 12 mars në orën 21:00, kishte të drejtë të luante ndeshjen e La Liga më 15 mars në orën 18:00, pasi ishte brenda ditës së tretë pas ndeshjes së mëparshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI