Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Nasr bën "qejf" në Shkodër: Skënderbeu i vendit të fundit po i mund të gjithë

Lapsi.al 15 March 2025
Nasr bën "qejf" në Shkodër: Skënderbeu i vendit

Skënderbeu ka arritur një fitore surprizë në transfertë ndaj Vllaznisë, duke triumfuar me rezultatin 1-2 në “Loro Boriçi”. Protagonisti kryesor i takimit ishte egjiptiani Nasr, i cili realizoi të dy golat për bardhekuqtë, duke i dhuruar ekipit të tij tre pikë jetike në luftën për mbijetesë.

Vllaznia rastet, Skënderbeu golin

Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të vendasve, të cilët krijuan dy raste të mira brenda katër minutave të para. Fillimisht, në minutën e 2', Malës iu mohua goli nga Alia, ndërsa dy minuta më pas, portieri i Skënderbeut ndali edhe një tentativë të Balajt. Megjithatë, pavarësisht presionit të kuqebluve, ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 10', Nasr bëri gjithçka vetë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke tronditur stadiumin shkodran.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d5b4db05844.mp4"][/video]

Vllaznia reagoi menjëherë dhe në minutën e 18', Balaj ishte pranë barazimit, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit. Miqtë nga Korça nuk u ndalën me kaq dhe rrezikuan sërish në minutën e 34'. kur Nasr tentoi të shënonte golin e dytë, por këtë herë Jago ndërhyri në kohën e duhur dhe shpëtoi Vllazninë nga një disavantazh edhe më i madh.

Nasr dënon Vllazninë

Fraksioni i dytë nisi me gol për Vllazninë. Në minutën e 49', një gabim i Estrella në mbrojtjen e Skënderbeut u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga Qato, i cili lëshoi një goditje të pakapshme për Alian, duke vendosur baraspeshën në rezultat.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d5c2595239d.mp4"][/video]

Skuadra shkodrane vazhdoi të kërkonte avantazhin dhe pati disa momente të rrezikshme. Në minutën e 60', Skënderbeu ishte pranë golit të dytë, por shtylla i mohoi festën. Në minutën e 71', Balaj provoi sërish me një goditje potente nga jashtë zone, por pa gjetur kuadratin.

Kur ndeshja po i afrohej fundit dhe Vllaznia po shtynte për golin e fitores, Skënderbeu shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë në minutën e 82'. Nasr, i pakapshëm për mbrojtjen vendase, shënoi me portën bosh, duke vulosur rezultatin 1-2. “Sigurisht është për të ardhur keq - tha tekniku i korçarëve Ernest Gjoka pas ndeshjes -. E kthej gjithnjë kohën mbrapa te Partizani. Humbëm një ndeshje që vetëm ne mund ta humbim. Edhe pse bëmë gabim te goli i barazimit të Vllaznisë, por e zgjidhëm me shumë besim dhe forcë. Për të rrezikuar… ne nuk kemi çfarë humbim".

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d5c9ea6e22d.mp4"][/video]

Kjo fitore e nxjerr Skënderbeun nga vendi i fundit, duke e kaluar Teutën në renditje, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë, duke humbur mundësinë për t’u afruar më shumë me kryesuesit. "Normal shumë detaje nuk kanë funksionuar sot - komentoi tekniku kuqeblu Thomas Brdaric -. Një seri pa humbje që u prish sot, normalisht që jemi të mërzitur. Në pjesën e dytë kishim mundësi të shënonim, edhe atëhere i dhamë atyre një mundësi në kundërsulm që shënuan dhe definitivisht jemi të zhgënjyer. Kemi opsion për të bërë presion dhe të marrim risk, por duhet të jemi të vëmendshëm".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI