Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

U konfliktua me dy persona, i riu në Drimadhas nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Lapsi.al 28 June 2021
U konfliktua me dy persona, i riu në Drimadhas nxjerr armën dhe

Pas djegies së shezlongëve të një biznesi që dyshohet se ndodhi për shkak të konkurrencës, një tjetër ngjarje është shënuar në Dhërmi, ku është qëlluar me pistoletë manovër. Policia bën me dije se 28-vjeçari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë. Kjo ka bërë që kamarieri t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin. 28-vjeçari është konfliktuar fizikisht me kamarierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në ajëe.

Pas ngjarjes i riu është larguar dhe sot është bërë e mundur arrestimi i tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI