Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

VOA për masakrën: Ndarja e bregut të rërës, në vijën bregdetare të Velipojës, prej vitesh është bërë burim konfliktesh

Lapsi.al 27 June 2021
VOA për masakrën: Ndarja e bregut të rërës, në

Katër persona mbetën të vranë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë një konflikti me armë, pak minuta pas mesnatës, në plazhin e Velipojës. Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në mjediset e jashtme të hotel “Gocaj”, pas një konflikti të çastit, të lindur mes pronarëve të dy hoteleve për të drejtën e shfrytëzimit të hapësirës së rërës për vendosjen e shezllongeve dhe çadrave.

Mes të viktimave është edhe biznesmeni 59 vjeçar, Kujtim Ferracaku, pronar i hotelit “Fantazia” në Velipojë. Gjithashtu, i plagosur në këtë konflikt ka mbetur dhe vëllai i tij, Hasan Ferracaku si dhe një 17 vjeçar. Biznesmeni Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçarit që u gjet i vrarë tre vite më parë në zonën e Livadhes, në periferi të qytetit të Shkodrës.

Në këtë ngjarje kriminale duket se janë përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilët policia thotë se po kërkohen. Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe nje grup i forcave speciale “Renea”. Në vendngjarje ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si dhe drejtues të tjerë të policisë së shtetit.

Ndarja e bregut të rërës, në vijën bregdetare të Velipojës, prej vitesh është bërë burim konfliktesh mes pronarëve të hoteleve, pushuesve, por edhe grupeve kriminale që synojnë të shfrytëzojnë në mënyrë të jashtëligjshme vijën bregdetare./ VOA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI