Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

I vranë të dy djemtë/ Flet Pjetër Gjocaj: Më është fikur dera e shtëpisë, në fillim qëlluan djalin e madh

Lapsi.al 27 June 2021
I vranë të dy djemtë/ Flet Pjetër Gjocaj: Më

Pjetër Gocaj, babai i dy djemve që u vranë mbrëmjen e djeshme pas konfliktit me armë që ndodhi në zonën e Velipojës ka folur për mediat. Mes pikëllimit, Gocaj tregon se sherri ka ndodhur për shezlonët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë. Sipas rrëfimit të Gocaj ishte pikërisht 38-vjeçari  Edmond Gocaj, i cili u qëllua i pari.

“Kjo qe ka ndodhur mos i ndodht me kujt, mua me eshte fikur dera e shtepise. Uroj qe mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti por e di qe per shezllone. Me kane vrare tek dera e shtepise, me kane vrare dy djemte. Çfare me duhet jeta me. Vitin e kaluar i kam pasur une shezllonet, kete vit ia kane dhene atij. Ne kemi pritur qe te ndahen shezllonet sepse kane qene pa u ndare ende, ata kane ardhur dhe na vrane ne shtepi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshen e rende te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte. Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje per te shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhen dhe qelluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qelluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qelluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene ketu por nuk kane ardhur per te folur perderisa kane ardhur me arme tek dera e shtepise. Uroj mos ti ndodh me askujt”, deklaron ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI