Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Asnjë fjalë për masakrën me 4 të vrarë/ Rama publikon foton: Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur

Lapsi.al 27 June 2021
Asnjë fjalë për masakrën me 4 të vrarë/ Rama

I gjithë opinioni publik është tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pas mesnate në Velipojë, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. E megjithatë kryeministri Edi Rama zgjodhi pikërisht këtë plazh për të publikuar një foto në rrjetet sociale, duke mos përmendur asnjë fjalë për masakrën që ndodhi gjatë natës.

“Mirmëngjes nga Velipoja e dashur,” shkruante kreu i qeverisë në një foto të shkrepur nga ajri.

Të menjëhershme ishin edhe komentet e qytetarëve të cilët i kujtuan kryeministrit se aty u vranë njerëz. Disa minuta më vonë, ky postim u fshi.

Të këshilluara

Mbyllet dogana e Kapshticës deri më 3 korrik

Dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri më datë 3 korrik. Lajmi është bërë publik, nga “Dogana shqiptare”, e cila thotë se për shkak të situatës jo të ...

17:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI