Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

3 raste të reja me COVID-19 dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Lapsi.al 26 June 2021
3 raste të reja me COVID-19 dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

3 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa një person ka ndërruar jetë.

"Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.

Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

Statistika (26 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3853

Testime totale            792,878

Raste pozitive             132,509

Raste të shëruara        129,982

Raste Aktive                 71

Humbje jete                  2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          28

Shkodër       18

Lezhë           6

Durrës          5

Elbasan       5

Berat             3

Dibër             2

Kukës           2

Fier              1

Vlorë             1

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI