Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kishin kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohen babë e bir në Sarandë

Lapsi.al 25 June 2021
Kishin kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar,

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme shtetasit Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), të dyshohen se kanë kultivuar fidanë kanabisi në një zonë të pyllëzuar. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, efektivët policor kanë bërë të mundur gjetjen e ‘parcelave’ të kanabisit në fshatin Leshnicë të Finiqit.

"Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja u bë ndalimi i shtetasve: Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), banues në Sarandë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar, në pronë publike, në fshatin Leshnicë", njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI