Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Manastirliu: Të hënën vijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer

Lapsi.al 25 June 2021
Manastirliu: Të hënën vijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se do të vijë sërish një dërgesë prej mbi 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, teksa vijon vaksinimi i kombinuar i qytetarëve mbi 50 vjeç dhe i të gjithë punonjësve të shërbimeve kritike. Ditën e hënë pritet të mbërrijnë rreth 14 mijë vaksina nga Pfizer, duke e çuar në mbi 1 milion vaksinat e mbërritura në Shqipëri.

" Tashmë më shumë se 926 mijë vaksina janë kryer në të gjithë vendin. Jam e kënaqur që rrejti i qendrave shëndetësore, infrastruktura që ne kemi ngritur, siguron kushtet edhe për një vaksinimin në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se programi i vaksinimit do të vijojë përgjatë sezonit veror, duke bërë me dije se për ata të moshuar që e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore, vaksinimi i tyre të kryhet në kushte shtëpie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI