Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kurti pas takimit me Macron: Nuk mora premtim për liberalizimin e vizave

Lapsi.al 24 June 2021
Kurti pas takimit me Macron: Nuk mora premtim për liberalizimin e vizave

Kryeministri Albin Kurti është takuar mbrëmjen e djeshme me presidentin e Francës, Emanuel Macron në Pallatin Elisee. Ai tha se në këtë takim kanë biseduar për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Kurti tha se nga presidenti Macron nuk ka marrë ndonjë premtim për liberalizim të vizave, por shtoi se Kosova duhet të fokusohet në luftën e krimit dhe korrupsionit.

“Sigurisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave. Më 18 korrik të këtij viti bëhen tre vjet prej që Komisioni Evropian ka thënë që Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që të ketë heqje të regjimit të vizave. Kishim edhe një takim paraprak ndërmjet ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe homologut të tij francez, i cili u përqendrua në aspektet teknike të sundimit të ligjit. Gjatë këtyre muajve ne kemi luftuar edhe korrupsionin edhe krimin e organizuar”, tha ai në një intervistë për RTK-në.

Megjithatë shtoi se kjo vizitë do të kontribuojë sado pak që Franca të zbutë skeptizmin e saj ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën. Kurti pranoi se edhe Holanda po krijon pengesa në këtë proces.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI