Flash

Austria heq kufizimet për të gjithë udhëtarët nga Shqipëria

Lapsi.al 23 June 2021
Austria heq kufizimet për të gjithë udhëtarët nga

Austria heq ndalimin e udhëtimeve për arsye jo-jetike me Shqipërinë duke filluar nga e enjtja, 24 qershor. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Ambasada Austriake në Tiranë, e cila ka theksuar se tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë për çfarëdolloj arsye, madje pa teste dhe të pa vaksinuar.

Austria nuk kërkon që shtetasit shqiptar të plotësojnë formular para udhëtimit.

Vendimi ndjek rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me Shqipërinë, që tashmë cilësohet vend i sigurtë nga Covid-19.

Para pak ditësh, kanë qënë Hollanda dhe Greqia që kanë vendosur të eleminojnë kufizimet në udhëtime me vendin tonë. Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, duhet të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes, një PCR-Test të 72 orëve të fundit apo Test Antigen negativ të 48 orëve të fundit, çertifikatё vaksinimi ose vërtetim shёrimi, të lëshuar nga institucione të autorizuara.

Për pasagjerët që udhëtojnë drejt Austrisë nevojitet vetëm një maskë FFP 2 (foto poshte).

Image

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI