Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama ironizon vonesën për çeljen e negociatave me BE-në: I duam dhe na duan, por nuk jemi gati për martesë

Lapsi.al 23 June 2021
Rama ironizon vonesën për çeljen e negociatave me BE-në: I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë procesin e integrimit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut e ka kthyer në pasqyrë të veprës ”Duke pritur Godonë”.

Teksa mban një konferencë me Zoran Zaev, ai thotë se të dy ata janë lexuesit më të mëdhenj të autorit të veprës, Samuel Beckett.

Me ironi Rama thotë se Shqipëria e Maqedonia e Veriut e duan BE, po ashtu edhe ata i duan, por nuk janë gati për martesë.

Atëhere kryeministri shqiptar përfundoi duke thënë me batutë se Shqipëria e Maqedonia eVeriut do të shijojnë lirinë derisa BE të jetë gati për martesë.

”Unë nuk do të thoja qëndrimi bullgar. çdo vend, çdo shtet në BE mund të ketë momentet e veta të shkëputjes nga pjesa tjetër e familjes së BE. Kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut dhe Europën, por Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Kjo është një përvojë e tillë, megjithatë mendoj se unë dhe Zorani jemi lexuesit më të mëdhenj të Samuel Beckettit, në pritje të Godosë. Në të kundërt të krijesave të Samuel Beçket, Vladimir dhe Ekstragon, ne nuk po presim, por po ecim përpara për ta bërë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut shtete europiane, çfarë mund të bëjmë më shumë. Ne e duam BE, ata na thuan ju duam, por s’janë gati të martohen, ne po shijojmë lirinë.”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI