Flash

Manastirliu: 11700 doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot

Lapsi.al 14 June 2021
Manastirliu: 11700 doza të vaksinës Pfizer pritet të

Gjatë ditës së sotme pritet që në vendin tonë të mbërrijnë edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku theksoi se kurba e të infektuar sa vjen dhe po ulët.

“Sot presim sërish 11700 doza të Pfizer dhe me këtë sasi, së bashku me një sasi të mbërritur sot nga Greqia arrijmë në 967 mijë vaksina të mbërritura në vendin tonë. Ndërsa presim që shumë shpejt të  kemi dhe lëvrimin e dozave të vaksinës coronavac.

Marrëveshja që sjellim për miratim garanton edhe 500 mijë doza të tjera të Sinovac. Një vaksinë që është e miratuar për përdorim emergjent. Kjo sasi vaksinash ka filluar lëvrimin e saj, dhe do të shërbeje jo vetëm për dozat e dyta, por edhe për zgjerimin e fashës së vaksinimeve”, u shpreh ministrja.

Teksa bëri një bilanc të procesit te vaksinimeve, Manastirliu u shpreh: Kemi kryer më shumë se 836 mijë vaksinime dhe mbi 360 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës”

Ministrja u shpreh se tashme Shqipëria konsiderohet si nje vend me risk te ulët te infektimeve me koronavirus.

Të këshilluara

Erla pa barriera, bruto… ashtu siç është

Ditët e fushatës elektorale për zgjedhjet 2021 e sollën (kryesisht) në ekranin e Euronews, në panelet e diskutimeve të gjata politike. Ishte si një fillim i ri ...

11:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI