Flash

Kadilli: Zgjedhjet brenda partisë më keq se ato parlamentare, por unë s'jam Luli, do pranoj rezultatin

Lapsi.al 14 June 2021
Kadilli: Zgjedhjet brenda partisë më keq se ato parlamentare, por

Fatbardh Kadilli këtë të hënë ka zhvilluar një konferencë për mediat, pas rezultatit të zgjedhjeve të brendshme për kryetar të PD-së. Para kamerave, Kadilli ka pranuar humbjen, ndrësa i cilësoi zgjedhjet e 13 qershorit më keq se ato parlamentare.

Më tej ai shtoi se nuk do të heqë dorë nga projekti i tij me të cilin synon ringritjen e Partisë Demokratike.  Kadilli po ashtu, tha se nuk ka për t'u larguar nga partia dhe se Lulzim Basha e ka gjetur atë në PD dhe do e lejë aty.

"Nuk jam këtu për të përligjur rezultatin tim apo për të shprehur keqardhje për fitoren e Lulit.

Kishte pabarazi në këtë garë. Kishte një kryetar që nuk lëshoi zyrë. Deputetë dhe kryetar degësh që nuk mbajtën distancën për të mos ndërhyrë në proces. Unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat.

Ato qindra vota që mbështetën projektin tim janë fitili që ndezi një lëvizje të re. Unë nuk iki, nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re por do të vazhdoj të shpalos me këmbëngulje këtë projekt në ringritje sepse vetëm kështu opozita bëhet e vërtetë”, tha Kadilli.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë kësaj jave vendi parashikohet të jetë në një zonë të ndërmjetme masash ajrore. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në pjesën perëndimore të Mesdheut do...

07:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI