Flash

Erla pa barriera, bruto… ashtu siç është

Lapsi.al 14 June 2021
Erla pa barriera, bruto… ashtu siç është

Ditët e fushatës elektorale për zgjedhjet 2021 e sollën (kryesisht) në ekranin e Euronews, në panelet e diskutimeve të gjata politike. Ishte si një fillim i ri për të, jo në politikë, e as në analizat mbi të, sepse formimi i saj pas studimeve për komunikim (edhe politik) ka vijuar ndër vite në institucione të rëndësishme qeveritare e politikëbërëse.

Pozicionimi si një analiste e pavarur e vuri në start tëri, për të thënë me zë e me figurë gjithë çfarë ajo mendon e gjykon mbi ngjarjet e vazhdueshme politike, e pandikuar nga asgjë e nga askush, veç vetes së saj.

E siç dhe e paralajmëroi në statusin e saj të parë, ky angazhim do të ishte thjesht prologu i hapjes së njëkapitulli kryekëput të ri, shumë më të rëndësishëm për Erla Mëhillin: nisjen e një emisioni të përjavshëm, tëdrejtuar nga vetë ajo.

Tashmë po bëhet fakt. Pikërisht sot në mbrëmje, nëorën 21.00, në ekranin e Euronews Albania nis “RawPolitics”, për të vijuar edhe të enjten.

Ky do të jetë periodiku, dy herë në javë, pra të hënëdhe të enjten mbrëma, kur Erla do të mbledhë nëpanele analistë të fushave të ndryshme për të diskutuar çështjet politike ose jo, të vendit e rajonit.

U zgjodh “Raw Politics” (Politikë e Papërpunuar), njëndër patentat më interesante të Euronews Group, për këtë pozicionim të ri të Erla Mëhillit në ekranin televiziv, që do ta sjellë politikën ashtu bruto siç ështënë terren e realitetin e përditshëm, të paredaktuar, tëpamontuar e të papërpunuar. I tillë nisi të shfaqej mendimi e analiza e saj, që në ato ditët e para tëdiskutimeve në panelet e zgjedhjeve e i tillë do të vijojëtë shpaloset edhe ndërsa tashmë do të jetë jo vetëm analiste por dhe drejtuese e paneleve, në emisionin e saj të parë televiziv, në Euronews Albania, në ekranin ku përmblidhen të gjitha këndvështrimet. Tashmë edhe ato të Erlës dhe të gjithë analistëve, që do të jenë mbështetës apo kundërshtarë të mendimit të saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI