Flash

E fundit/ SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë aksionet te Ora News dhe Channel One

Lapsi.al 14 June 2021
E fundit/ SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit,

SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit. Nga të ardhurat dhe shpenzimet i rezulton se Ylli Ndroqi 3 milionë euro i ka të pajustifikuara dhe se gjatë fazës së hetimit nuk ka mundur sërish të justifikojë dot burimin e tyre. Sipas SPAK, Ndroqi ka qenë i arrestuar në Turqi e Itali si i përfshirë në trafik droge, aktivitet që është përdorur më pas për të krijuar pasuritë që ai disponon sot.

Aktualisht 32 pasuritë e Ylli Ndroqit ishin në sekuestro preventive, ndërsa sot SPAK kërkon nga Gjykata speciale kundër korrupsionit të t'i konfiskojë ato. Konfiskimi kërkohet ne baze te ligjit antimafia që ka fuqi prapavepruese

"Nga verifikimet e kryera u evidentuan fillimisht pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, për të cilat Gjykata me vendimin Nr.16, datë 01.08.2020, vendosi sekuestrimin e tyre.

Në vijim u kryen verifikime të thelluara dhe rezultoi se u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë kësaj jave vendi parashikohet të jetë në një zonë të ndërmjetme masash ajrore. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në pjesën perëndimore të Mesdheut do...

07:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI