Flash

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, në pranga dy persona në Korçë

Lapsi.al 5 June 2021
U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, në

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës nën akuzën e trafikimit të klandestinëve kundrejt fitimit. Policia njofton se shtetasit A. Gj., 37 vjeç dhe L. S., 50 vjeç banues në Elbasan, janë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pasi janë konstatuar se po transportonin emigrantë të paligjshëm. Dy shtetasit e arrestuar, i premtonin emigrantëve kalimin në një nga vendet e BE.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri prej të arrestuarve ka qenë i ndaluar edhe një herë më parë për këtë veprimtari të paligjshme, e aktualisht ndodhet në “Arrest shtëpie”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI