Flash

Shqipëria hap kufijtë për turistët/ MPJ: Kushdo mund të hyjë pa test Covid-i apo dokument tjetër

Lapsi.al 5 June 2021
Shqipëria hap kufijtë për turistët/ MPJ: Kushdo mund të

Ministria e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj se kufijtë e Shqipërisë do të jenë të hapur për të pritur turistët, gjatë sezonit veror. Ditën e sotme, MPJ ka postuar një njoftim në rrjetet sociale, në të cilin theksohet ndër të tjera se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje.

Specifikisht në njoftim thuhet se në vendin tonë turistët mund të vijnë pa test Covid-i dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë. Kujtojmë ndërkohë që shumë vende europiane mbështesin, madje edhe kanë vënë në zbatim si rasti i Greqisë, pasaportën për Covid-19. Vënia në fuqi e kësaj pasaporte lejon futjen në vend vetëm për personat e vaksinuar, në disa shtete të personave që kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit, ose që tregojnë një test paraprak që vërteton që nuk janë të prekur nga koronavirusi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI