Flash

Agron Shehaj: Nën drejtimin tim nuk do të ketë marrëveshje me Ramën

Lapsi.al 5 June 2021
Agron Shehaj: Nën drejtimin tim nuk do të ketë marrëveshje

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se nëse do të zgjidhet kryetar i kësaj force politike, për asnjë moment nuk do të ketë bashkëqeverisje apo marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook” Shehaj thotë se në pushtet shkohet vetëm me votë dhe se mënyra për të fituar votat është duke bërë Partinë Demokratike alternativën e duhur për shqiptarët.

“Nën drejtimin tim nuk do të ketë bashkëqeverisje, nuk do të ketë marrëveshje, në asnjë rrethanë me Ramën. Do të ketë vetëm opozitë, opozitë. Në pushtet vihet vetëm me votë dhe votat fitohen duke bërë për vete shqiptarët, dhe shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë. Me mua në krye, PD do jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë, me mundësi karriere për të gjithë, dhe karriera do të garantohet përmes garës dhe votës së anëtarëve”, është shprehur Shehaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI