Flash

Mbollën kanabis në pyll, arrestohen dy persona në Delvinë

Lapsi.al 4 June 2021
Mbollën kanabis në pyll, arrestohen dy persona në Delvinë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Të arrestuari mësohet se janë A.K dhe I.XH të dy banues në Delvinë.

Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Sarandë dhe të Stacionit Livadhja, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 53 vjeç dhe I. Xh,, banues të dy në Delvinë.

Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI