Flash

Takimet në Turqi, Rama flet për disa projekte investimesh

Lapsi.al 3 June 2021
Takimet në Turqi, Rama flet për disa projekte investimesh

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Turqi për një vizitë dy ditore atje, i shoqëruar nga ministri Ahmetaj, kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se gjatë takimit të tij në Ankara ka zhvilluar një bashkëbisedim me sipërmarrësit e ekselencës turke ku kanë diskutuar për ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve vaksinash në Shqipëri dhe Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, gjithashtu edhe për kompanitë HighTech.

Po ashtu, është diskutuar për sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik, po ashtu për programin e mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare.

Kryeministri Rama postim ne Facebook:

Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastruktren kombetare

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI