Flash

Shqipëri/ 9 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Lapsi.al 3 June 2021
Shqipëri/ 9 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë

Edhe 24 orët e fundit nuk kanë shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto orë kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 9 persona, nga 3340 testime të kryera.

Sipas MSH, “Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive”.

Njoftimi i MSH:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3,340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 9

Të shëruar në 24 orë 45

Të shtruar në spitale 31

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,340

Testime totale 730,079

Raste pozitive 132,360

Raste të shëruara 129,566

Raste Aktive 343

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 106

Shkodër 63

Korçë 55

Berat 33

Lezhë 24

Elbasan 22

Gjirokastër 11

Vlorë 11

Durrës 5

Dibër 5

Kukës 4

Fier 4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI