Flash

Akuzohet se ka prishur prona të ligjshme, shkon për gjykim çështja e ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër

Lapsi.al 2 June 2021
Akuzohet se ka prishur prona të ligjshme, shkon për gjykim

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Zamira Ramit, ish-kryebashkiake e Gjirokastrës. Rami akuzohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”. Në të njëjtën seancë është pranuar gjykimi i shkurtuar për Ramin, ndërsa për 4 ish-punonjës të bashkisë Gjirokastër u vendos pushimi i çështjes.

Sipas SPAK, nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish–kryetarja e Bashkisë, gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”. Përveç saj ish-kryetarja si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme, të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai, dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI